KËTU DO TË GJENI PËRGJIGJET E PYETJEVE TUAJA

FAQ - PYETJE TË SHPESHTA

Aplikimi për të gjitha shërbimet kadastrale kryhet ekskluzivisht online përmes portalit qeveritar e-Albania. Ju duhet të identifikoheni në portal, të zgjidhni shërbimin e dëshiruar dhe të ndiqni hapat për plotësimin e formularit dhe ngarkimin e dokumentacionit të kërkuar.

Afatet ligjore për trajtimin e kërkesave variojnë në varësi të llojit të shërbimit. Për shembull, lëshimi i kartelës së pasurisë bëhet brenda 5 ditëve pune, ndërsa procese më komplekse si regjistrimi fillestar mund të zgjasin më shumë. Ju mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj në çdo kohë në e-Albania.

Nëse keni harruar fjalëkalimin, klikoni opsionin 'Kam harruar fjalëkalimin' në faqen e hyrjes së e-Albania. Ndiqni udhëzimet për të rivendosur fjalëkalimin tuaj përmes email-it ose numrit të telefonit të regjistruar.

Ju mund të depozitoni një ankesë zyrtare pranë zyrave të ASHK-së ose përmes platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al. Gjithashtu, çdo drejtori vendore ka sportelet e informacionit ku mund të merrni sqarime.

Po, pagesat për tarifat e shërbimeve kadastrale mund të kryhen online përmes kartave bankare brenda portalit e-Albania në momentin e aplikimit, ose mund të gjeneroni faturën për arkëtim dhe ta paguani atë në bankë ose postë.

Legalizimi është procesi i regjistrimit të ndërtimeve pa leje. Për të aplikuar për legalizim, duhet të dorëzoni kërkesën dhe dokumentacionin tekniko-ligjor. Informacion më të detajuar për afatet dhe dokumentet gjendet në seksionin e Legalizimeve në faqen tonë ose në e-Albania.

Ju mund të aplikoni për shërbimin 'Kopje e fragmentit të hartës kadastrale' në e-Albania. Dokumenti lëshohet me vulë elektronike dhe ka vlerë të plotë ligjore.

Keni pyetje apo nevojë për asistencë?

Na kontaktoni dhe ekipi ynë do t’ju ndihmojë me kënaqësi.